De Biasi i përgjigjet Kaçes

Gianni De Biasi ka folur për “përplasjen” që kishte me Ergys Kaçen para ndeshjes me Spanjën.

Gianni de Biasi dhe Ergys Kaçe janë thyer mes vete para përballjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”. Talenti nga Korça, pas këtij fërkimi, ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve përderisa De Biasi do të jetë trajner. Italiani ka thënë se nuk do t’i lutet talenti që të luajë për kuqezinjtë.

“Besoj se asnjë futbollisti nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, por në fushën e lojës shkojnë vetëm 11 lojtarë. Skuadrat e mëdha përbëhen edhe nga futbollistë të mëdhenj, sepse respektojnë vendimet, respektojnë shokët dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë në çdo moment për të mirën e përbashkët. Sa i përket Kaçes, po ju them se mora një vendim teknik, çka është pjesë e detyrës sime dhe ia shpjegova qartë djaloshit”, ka deklaruar De Biasi për “Panrama Sport”.

Mes meje dhe tij nuk ka pasur asnjë tension dhe unë i kam shpjeguar se çfarë kërkoj nga ai: që të reagojë dhe të më vendosë në vështirësi në zgjedhjet që bëj, duke u stërvitur maksimalisht dhe duke më bindur se është gati. Sa i përket mundësisë që ai të mos vijë në Kombëtare, mua nuk ma ka thënë kurrë këtë. Nëse në të ardhmen do të vendos ta ftoj në Kombëtare dhe ai nuk do të vijë, e sigurt është se nuk do t’i lutem të vijë”, ka deklaruar De Biasi.

Temat
RajonSport

Të afërta