Serbia falënderon Spanjën që s’e ka njohur Kosovën

Nënkryetari i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot në Beograd është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës Miguel Angel Moratinos.

Moratino, i cili është mik i Serbisë që e ka dekoruar disa herë, në kohën sa ka qenë ministër (2002 – 2010) disa herë ka përsëritur se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e vendit tonë.

Daçiq dhe Moratinos, siç njofton FoNet, kanë folur edhe për Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe e ka falënderuar atë për “qëndrimin parimor të Spanjës lidhur me Kosovën”, transmeton Koha.net.

Spanja është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Temat
Lajme

Të afërta