Një çift nga Brazili zbuloi një të vërtetë të rëndë, duke parë vizatimet e vajzës 5-vjeçare. Ata vunë re diçka të pazakontë në to.
Vizatimet u dërguan te një psikolog, i cili zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një prift.
Abuzuesi është Joao de Silva, 54-vjeçar.
Thuhet se ai e ka pranuar akuzën, pasi babai i zemëruar i vajzës ishte ballafaquar me të në qytetin e Monte Claros në Brazil.
Prindërit e vajzës gjetën skicat, pasi vajza e tyre refuzonte që të shkonte në shkollë.
Ajo ishte aq e shqetësuar, saqë ata u detyruan ta dërgonin vajzën te një psikolog i fëmijëve.
Fshehur në mesin e librave të saj kanë gjetur vizatime të vajzës së tyre, të cilat shfaqnin abuzimin seksual.