Kerry: Së shpejti sistem anti-raketë në Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara do të instalojnë së shpejti sistemin anti-raketë “Thaad” në Korenë e Jugut.

Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili së bashku me sekretarin e Mbrojtjes Ash Carter kanë pritur në Uashington homologët nga Seuli.

Në tryezën e bisedimeve janë përgjigjet që duhen marrë për t’iu përgjigjur kërcënimit në rritje bërthamor të Koresë së Veriut.

Tensionet mes dy Koreve janë më të larta se kurrë, pas testeve të fundit atomike të Penianit, që kanë detyruar Jugun të paralajmëronte Veriun se do ta bënte hi.

Por kjo lëvizje e Uashingtonit dhe Seulit ka acaruar Kinën, e cila ka deklaruar se, në rast të një sistemi anti-raketë, SHBA dhe Korea e Jugut do ta paguajnë.

Temat
BotëLajme

Të afërta