Guardiola kërkon falje, por nuk heqë dorë nga stili i tij

Pep Guardiola insiston se gjithmonë loja e tij do të nis nga portieri.

Barcelona ka deklasuar skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester City, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 4:1.

Në këtë ndeshje një nga më të dobëtit ishte portieri Claudio Bravo, i cili gaboi në pasim dhe pasi ndërhyri me dorë jashtë zonës së tij, u ndëshkua me karton të kuq.

Por, Guardiola insiston se gjithmonë do të luaj në këtë mënyrë.

“Më vjen keq, por deri në ditën e fundit si trajner, loja ime do të nis nga portieri”, tha Guardiola pas ndeshjes me Barcelonën. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta