Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

BMW M4 DTM i ‘kampionit’ konfirmohet për Mbretërinë e Bashkuar (Foto)

BMW ka prezantuar një model të veçantë M34 për të festuar me suksesin e shoferit të DTM, Marco Wittmann, transmeton koha.net.

BMW M4 DTM i ‘edicionit të kampionit’ është zbuluar për tregun e Mbretërisë së Bashkuar, për të festuar suksesin e Marco Wittmann në garën gjermane DTM për vetura të përditësuara.

I bazuar në BME M4 GTS, ky edicion i kampionit DTM ka motorin 3.0 litërsh turbocharged, i cili prodhon 493 kuaj fuqi.

Ai është i aftë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 305 kilometra në orë, transmeton koha.net.

M4 vjen me ngjyrë ekskluzive të bardhë Alpine, ndërsa ka dukjen e veturës së përditësuar gjermane M4 DTM. Nga para ka rrotat 19-inç ndërsa nga pas 20-inç Michelin sport.

Nga brenda ka lëkurën Alkantara, timonin M Sport, nga para ulëset po ashtu sportive, ndërsa nga pas ulëset standarde, e edhe sistemin profesional të navigacionit të BMW-së.

Exit mobile version