Showbiz

Partneri i Adele di si ta surprizojë për 5 vjetorin e lidhjes (FOTO)

By FIRST CHANNEL

October 19, 2016

Mbrëmjen e së hënës, i dashuri i këngëtares Adele, e ka surprizuar atë për të festuar përvjetorin e 5-të të lidhjes, gjatë një koncerti në Nashville.

Partneri i Adele, me të cilin ka një fëmijë 3-vjeçar Angelo, ka shkruar disa mesazhe të përzemërta në mijëra copa letrash të vogla që kanë rënë nga tavani i skenës, ndërkohë që koncertit po i vinte fundi.

Simon kishte përdorur copa letrash me ngjyrë “pink”, me mesazhe të ndryshme si “Të dua”, “Ti je një engjëll” dhe “Gëzuar përvjetorin”.

Gjatë interpretimit të këngës së saj “Rolling in the Deep”, Adele ndërpreu këngën duke thënë me zë të lartë: “Ne kemi disa copa letrash rozë në koncertin e sotëm”