Lajme

Dënohet me një vit heqje lirie polici i korruptuar

By Dijart Dyla

October 19, 2016

Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit V.G për veprën penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit. I dyshuari është dënuar me kusht me1 vit heqje lirie.

Ndërsa sipas njoftimi të Gjykatës njoftohet se, “Marrja e ryshfetit” nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK-së dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin sepse, me datë 18.06.2012, rreth orës 20:30, në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal-patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin H. K kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion ,me çka ka kryer vepër penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK.

Andaj, gjykata, në bazë të neneve 7, 17, 21, 41,42, 49, 50, 51, 73, 74 të KPRK-së , nenit 365 dhe 366 të KPP, i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 (dy) viteve nuk do të kryejë vepër të re penale. I akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest dhe është veçuar procedura ndaj tij , thuhet në njoftimin për media.