Botë

UNESCO miraton rezolutën e vendeve arabe për Jerusalemin

By Dijart Dyla

October 18, 2016

UNESCO miratoi sot zyrtarisht një rezolutë për Jerusalemin Lindor, paraqitur nga vendet arabe në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore palestineze, por e kundërshtuar ashpër në Izrael duke refuzuar gjithashtu lidhjen mijëravjeçare mes hebrenjve dhe Qytetit të Vjetër.

Teksti i paraqitur nga Algjeria, Egjipti, Libani, Maroku, Omani, Katari dhe Sudani u shqyrtua nga 58 shtete anëtare të Këshillit Ekzekutiv të organizatës për paqe dhe kulturë të OKB-së, selia e të cilit ndodhet në Paris, transmeton atsh.

“Në përfundim të diskutimeve, ky tekst u miratua”, deklaroi një zëdhënës i organizatës.