Botë

Pushojnë luftime tani për tani në ‘luftën e harruar’

By Dijart Dyla

October 18, 2016

Një armëpushim 72 orësh ndërmjet forcave opozitare në Jemen, pritet që të fillojë nesër. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Ismail Ould Chekh Ahmed, njoftoi se një pushim në lufte ndërmjet koalicionit jemenas që udhëhiqet nga forcat e Arabisë Saudite dhe rebelëve houthi, do të fillojë nesër pak para mesnatës, transmeton Express.

Sipas Ahmed, kushtet e armëpushimit bëjnë thirrje që punëtorët humanitarë të kenë liri dhe qasje të papenguar, në mënyrë që të sjellin furnizime në të gjitha pjesët e Jemenit.

“Ky armëpushim do t’i kursejë njerëzit e Jemenit nga gjakderdhja e më tejshme,” ka thënë ai.