Javier Hernandez, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, mund të rikthehet në Real Madrid.
Javier Hernandez mund të luajë prapë në Real Madrid. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i “Los Blancos”, Santiago Aguado.
“Mund të ndodhë, bëhet fjalë për një futbollist të madh”, deklaroi ai për “Fox Sports”.
Hernandez luajti në Real Madrid gjatë sezonit 2014-15 në formë të huazimit nga Manchester United. Ai, aktualisht, po shkëlqen me Bayer Leverkusenin në Bundesligë.