Mbreti i fundit i Ruandës, Kingeli V, i lindur si Jean-Baptiste Ndahindurwa, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara në moshën 80-vjeçare.
Kingeli V erdhi në pushtet në vitin 1959, por qëndroi si mbret i Ruandës vetëm deri në vitin 1961, kur monarkia u shfuqizua dhe ai u detyrua të ikte në mërgim, transmeton Express.
Përfundimisht, ai u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e hapi një organizatë të bamirësisë, duke ndihmuar refugjatët nga Ruanda dhe jetimët.
Mbreti Kingeli u detyrua të mërgonte në Uganda, bashkë me dhjetëra mijëra tutsisë të tjerë, pas dhunës ndëretnike në vitin 1959.
Ai u përzë nga një puç i përkrahur nga Belgjika, ish-pushteti kolonial.
Më pas, Ruanda u shpall republikë, dhe një hutu, Gregoire Kayibanda, u bë president.
Kingeli e jetoi në mërgim pjesën tjetër të jetës.