Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Në qoftë së më ndodh gjë, investigoni”/ Gjendet i vdekur eksperti i UFO-ve (Foto)

Max Spiers, një britanik ekspert më studimin e jetës jashtëtokësore në tokë dhe teoricien konspiracioni, i kishte dërguar nënës së tij një mesazh, pak ditë para vdekjes së tij, duke i thënë “Djali yt është në telashe, nëse më ndodh diçka, investigoni”.

Spires, 39, baba i dy fëmijëve me origjinë nga Canterbury, u gjet i vdekur në Varshavë në qershor.

Autoritetet lokale thonë se ai vdiq nga shkaqe natyrore, por nëna e tij ka thënë gazetarëve se ka dyshime mbi aktgjykimin, raporton “The Sun”.

Vanessa Bates, mësuese e anglishtes, ka thënë: “Ai ishte duke bërë një emër për veten e tij në botën e teoricienëve konspirativ dhe ishte ftuar për të folur në një konferencë në Poloni në korrik.

“Ai ishte duke qëndruar me një grua që ai nuk e kishte njohur për kohë të gjatë dhe ajo më tha se si ajo e gjeti atë të vdekur në divan.

“Por unë mendoj se Max ishte dërguar në disa vende të errëta dhe kam frikë se dikush donte që ai të vdiste”.

Vërejtjet e zonjës Bates kanë shkaktuar edhe spekulime në internet në mesin e teoricienëve konspirativë.

Ndërsa shokët e Max-it deklaruan për mediat se ai villte një lëng të zi kur ndërroi jetë në apartamentin e tij.

Scott C Waring ka thënë:

“Kjo është me të vërtetë e çuditshme. Duket se studiuesit e UFO-ve tani janë në shënjestër, ndoshta për të ngadalësuar shkallën e informacionit të rrjedhur në publik”.

Autori dhe gazetari Nick Pope, i cili ka hetuar fenomenin UFO për Ministrinë e Mbrojtjes në vitet’90 në Britani ka thënë: “Vdekja e Max ishte një tragjedi”

Exit mobile version