Shëndet

Licencohen ilaçet me përbërës bazë kanabisin

By FIRST CHANNEL

October 17, 2016

Produktet të cilat përmbajnë përbërës me bazë kanabisin, të quajtura “cannabidiol” apo CBD janë ilaçe, ka deklaruar rregullatori ne Britaninë e Madhe, MHRA, shkruan BBC.

MHRA ka dërguar letra tek 18 kompani duke i informuar që kanë 28 ditë kohë për të marrë licencë, në mënyrë që të kenë të drejtë të shesin produktet e tilla në Britaninë e Madhe.

Aktualisht në Britani ekziston vetëm një kompani e licencuar e cila shet produkte me përmbajtje të CBD-së.

Ky ilaç quhet Sativex, dhe mund të blihet vetëm me recetë të mjekut, si dhe u jepet vetëm pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.

Ndërsa, kanabisi nën ligjet e Britanisë nuk njihet që ka vlerë terapeutike, dhe çdokush që e përdorë atë për çfarëdo arsye mund të dënohet.