Teknologji

Jeep hap auto-sallonin më të veçantë në botë, ka vetëm një mënyrë për të arritur aty [FOTO / VIDEO]

By FIRST CHANNEL

October 17, 2016

Për të blerë një “Jeep”, do t’ju duhet një veturë e fortë.

Për të shënuar 75-vjetorin e kompanisë, “Jeep” ka krijuar një auto-sallon në të cilin ka një mënyrë të vetme për të arritur, atë me një veturë 4×4, transmeton Express. Ky është një auto-sallon mobil, i cili është vendosur në një terren malor për të treguar kështu trashëgiminë e veturave “Jeep”, të cilat shkëlqejnë në këto terrene të vështira.

Ky auto-sallon 3.5 tonë deri te vendi i hapjes është rimorkiuar nga një “Jeep Grand Cheroke” dhe ka qëndruar i hapur për tri ditë.