Lajme

Gjilan: Sulmoi fizikisht një femër, arrestohet i dyshuari mashkull

By FIRST CHANNEL

October 17, 2016

Policia e Kosovës raporton se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër, shqiptare poashtu.

Viktima ka pësuar lëndime dhë i është ofruar trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.