Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rrahën gratë, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë sot me dje se në pranga janë vënë: Dylaver R., 48-vjeç, banues në fshatin Mjekës dhe Vullnet D., 43-vjeç, banues në fshatin Dardhë.

Dylaveri u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, L.R, 46 vjeçe.

Edhe Vullneti u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,F.D, 34 vjeçe.

Exit mobile version