Botë

Operohen me sukses vëllezërit e ngjitur në kokë (FOTO)

By FIRST CHANNEL

October 16, 2016

Binjakët siamezë, të cilët iu nënshtruan një operimi mjaft delikat, prej 20 orësh, e kanë kaluar atë me shumë sukses, falë punës së mrekullueshme të kirurgut të tyre James Goodrich.

Të vegjëlit Anias dhe Jadon McDonald të cilët janë 13-muajsh, tashmë do të jenë në gjendje të shohin njëri-tjetrin për herë të parë pasi janë ndarë nga koka e tyre të ngjitura.

Fotografia e mëposhtme, tregon binjakët e buzëqeshur, vetëm disa momente para hyrjes së tyre në operacionin e rrezikshëm.Buzëqeshja e tyre plot jetë ka emocionuar miliona njerëz në botë.