Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Durrës, zhduket 16 vjeçari

Një 16 vjeçar rezulton i zhdukur nga familja prej 30 orësh.

Denoncimi është bërë nga e ëma 38 vjeçarja, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur të birin.

Ajo ka thënë se i biri është larguar mëngjesin e djeshëm nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia bën me dije se shtetasja K.H, 38 vjeçe, ka denoncuar gjatë ditës së djeshme (15 tetor) rreth orës 10:30, se i është larguar nga banesa i biri me iniciale R.H.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e adoleshentit.

Exit mobile version