Lajme

Pajtohen RTK dhe Vetëvendosje. Visar Ymeri intervistë në “Monitor” (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 14, 2016

Është tejkaluar tashmë problemi që Vetëvendosje ka pas me Televizionin Publik të Kosovës (RTK).

Kryetari i këtij subjekti opozitar i cili jo rrallë e kritikon RTK-në, për mënyrën e informimit dhe “kapjen” nga ana e shtetit, të premtën në cilësinë e kryeopozitarit, ka qenë mysafir në emisionin “Monitor” që drejtohet nga Ngadhnjim Kastrati.

Më këtë intervistë që zgjati diku rreth një orë, Ymeri ka shpalos qëndrimet e tij dhe të partisë për tema të ndryshme me interes për vendin; sic janë demarkacioni, asociacioni, Trepca, raporton Magazina.al

Pjesa më interesant ka qenë debati mes kreut të VV-së, me drejtuesin e emisionit lidhur me akuzat që partia e Visar Ymerit, i ka bërë dhe po i bën në drejtim të Televizionit Publik të Kosovës.

Intervista pa cenzurë, tranmsetohet sonte rreth orës 20 e 10 në RTK1.