Fun

Njerëzit që u martuan me gjëra (Foto)

By Dijart Dyla

October 14, 2016

Keni dëgjuar për dashurinë ndaj objekteve? Është një sindromë e cila bën që njerëzit të bien në dashuri me objekte dhe i identifikojnë ato si gjini, u japin emër dhe kanë marrëdhënie me to. Kështu janë këta 5 njerëz më poshtë, ata u martuan me objekte dhe gjëra!

Gruaja që u martua me Murin e Berlinit

Eija-Riitta Berliner-Mauer, mbiemri i së cilës do thotë Muri i Berlinit në gjuhën gjermane. Ajo u martua me Murin e Berlinit më 1979, pasi u diagnostikua me sindromën e quajtur Seksualiteti-Objektiv. Ajo tha se u dashurua me strukturën e murit kur e pa për herë të parë në TV kur ishte në moshën shtatë vjeçare. Ajo i referohet murit si “ai”, dhe përkundër faktit që është e virgjër, ajo thotë se ka një marrëdhënie përplot dashuri me murin, transmeton GazetaExpress.

Një njeri u martua me një personazh nga një video-lojë

Një njeri i quajtur Saloo u martua me Nene Anegasaki. Nene jeton brenda video-lojës së Nintendo DS, e quajtur “Love Plus”. Martesa e tij ishte një ngjarje e qetë, e mbajtur para një audience dhe e transmetuar tek një audiencë tjetër virtuale.

Një grua u martua me një Roller Coaster

Amy Wolfe Weber është nga Pensylvania dhe është e martuar me një Roller Coaster (slitë). Ajo thotë se ra në dashuri me të në moshën 13-vjeçare.

Një grua u martua me kullën e Ajfellit

Erika Eiffel ka pasur dashuri ndaj objekteve qysh kur ishte e vogël. Ajo është dashuruar në këtë kullë si e re dhe thotë se është dashuria e jetës së saj.

Një aktore e Bollywood u martua me një lis

Aishwarya Rai mori pjesë në një ritual të lashtë indian, në të cilin nusja martohet shpirtërisht me një lis.