Reperi i njohur Mozzik nesër do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën me titullin “Kanceri”.
Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë ai përmes publikimit të një fotografije në llogarinë zyrtare në Instagram.
Për këtë projekt ai është inspiruar nga kënga “Quand C’est?” e Stromae, e cila doli vitin e kaluar me një klip shumë interesant dhe domethënës.
Edhe Mozzik ka vendosur që kësaj here t’i bashkohet fushatës sensibilizuese, kundës sëmundjes më të egër aktualisht në botë.