Botë

Ferguson e donte Ronaldon në Barcelonë (Foto)

By Dijart Dyla

October 14, 2016

Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i Manchester Unitedit, ka dëshiruar ta transferonte Cristiano Ronaldon në Barcelonë.

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United në Real Madrid, në vitin 2009, nuk ishte edhe aq i thjeshtë sa dukej.

Derisa ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ishte në bisedime me menaxherin e portugezit, Jorge Mendes, ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson kishte objektiva tjerë.

Legjenda e “Djajve të Kuq” dëshironte transferimin e portugezit në Barcelonë, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”. Përkundër dëshirës së skocezit, Ronaldo zgjodhi klubin e ri, Real Madridin.