Botë

Putini e akuzon Francën për dinakëri

By Dijart Dyla

October 12, 2016

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar sot Francën se me qellim e ka joshur Moskën që të vë veto ndaj rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, si dhe shtroi pyetjen nëse Parisi është duke i zbatuar urdhrat e Shteteve të Bashkuara.

Putini ka thënë se Franca e ka propozuar rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa e konsultuar Moskën dhe duke e ditur se Rusia do të ishte e obliguar që ta përdorte veton për shkak se, sipas tij, rezoluta ia vuri tërë fajin Rusisë për dhunën në Damask, transmeton Express.

Duke folur në një forum biznesi në Moskë, Putin ka thënë se i vlerëson marrëdhëniet që ka me Francën.