Art

Propozimi i Kosovës për Oscars shkon në Kairo

By Dijart Dyla

October 12, 2016

Filmi ‘Home Sweet Home’ do të shfaqet në “Cairo International Film Critics Week”

‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regjia nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliu po vazhdon shfaqjen në festivale të ndryshme.

Këtë herë ky film do të shfaqet në ‘Cairo International Film Critics Week’ (CIFCW) që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor në Kairo, paralelisht me festivalin e madh “Cairo International Film Festival”, festival ky që e mbështet javën e kritikëve të filmit, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

CIFCW është programi i pavarur i mbështetur nga ‘Cairo International Film Festival’ dhe i organizuar nga ‘Egyptian Film Critics Association’. Qëllimi i këtij programi është të kountribojë për artin dhe shkencën në film, dhe të inkurajojë debate ndërkulturore.

Java e kritikëve të filmit në Kairo është konkurrencë ndërkombëtare e filmit dhe ‘Home Sweet Home’ do të konkurrojë për çmimet ‘Shadi Abd El Salam’ për Regjisorin më të mirë, dhe ‘Fathy Farag’ çmimi për Kontributin më të mirë artistik.

Filmi ‘Home Sweet Home’ i cili është edhe propozimi i Kosovës për Oscars, ka ngjall interesim të madh në festivale ndërkombëtare, për të cilat do të ju njoftojmë së shpejti