Lajme

Prishtinë: Bëhet kinse po e blen veturën dhe nuk ia kthen më

By Dijart Dyla

October 12, 2016

Dje një femër ka raportuar në polici, pasi një person ia kishte marrë veturën për ta blerë, dhe nuk është kthyer më. Policia është duke e hetuar rastin.

“Prishtinë, 11.10.2016, në orën 16:31. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ia kishte marrë veturën për ta blerë dhe i njejti kishte mashtruar ankuesen dhe kishte ikur në drejtim të panjohur me veturë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.