Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ornela Vorpsi, e ftuar në Festivalin e Letërsisë Emigrante në Palermo

Një ditë më pas, me 13 tetor, Vorpsi do të debatojë krahas Cristina Ali Farah, një bisedë e moderuar nga Mimi Perrone mbi konceptin “Vendi im është bota ime”.

Një Festival mbi Letërsinë e Refugjatëve dhe Emigrantëve do të nisë nesër mbrëma në Itali.

Bëhet fjalë për edicionin e dytë të festivalit i cili do ti japë festë qytetit të Palermos në Itali për pesë ditë me radhë, me koncerte, debate, takime e shfaqje filmash nga 12-16 tetor.

Mes të ftuarve në këtë festival është edhe shqiptarja Ornela Vorpsi, fotografe, piktore e shkrimtare nga Tirana.

Vorpsi do të jetë e pranishme në festival natën e parë, nesër mbrëma, në një diskutim të parë krahas Elvira Mujqiq nga Serbia, me fokus braktisjen e një gjuhe në letërsi. Debati do të nisë në ora 18:00, shkruan KultPlus.

Një ditë më pas, me 13 tetor, Vorpsi do të debatojë krahas Cristina Ali Farah, një bisedë e moderuar nga Mimi Perrone mbi konceptin “Vendi im është bota ime”.

Puna artistike e Ornelës daton qysh në vitin 2001 kur u publikuan fotografitë “Nothing obvious”, një cikël ku tregohet feminiteti si diçka fragmentare dhe e pasigurt. Në vitin 2004 ajo botoi librin “The country where one never dies” dhe një vit më pas “Buvez du caca Van Houten”.

Exit mobile version