Art

Nëse vendosë një brez shpëtimi sipër Domenico Modugno

By Dijart Dyla

October 12, 2016

Performanca e realizuar nga Driton Selmani, protagonist këto ditë me personalen My country on my back në ambientet e Exchieseta, hapësire ekspozimi në qendrën historike të qytetit dhe tashmë selia historike e galerisë Pino Pascali, quhet Public Intervention dhe është e përbërë thjeshtë nga akti i të veshurit të statujës me një brez shpëtimi të bërë enkas.

Një ndërhyrje mbi skulpturën e këngëtarit në Polignano a Mare, zemërimi i turistëve dhe polemika e pasosur mbi artin bashkëkohor.

Një krim i tradhtisë së lartë; këtë kanë menduar turistët në vizitë në Polignano a Mare të premten e kaluar, me 7 tetor, duke shikuar skulpturën e Domenico Modugnos me shtesën e një brezi shpëtimi.

Performanca e realizuar nga Driton Selmani, protagonist këto ditë me personalen My country on my back në ambientet e Exchieseta, hapësire ekspozimi në qendrën historike të qytetit dhe tashmë selia historike e galerisë Pino Pascali, quhet Public Intervention dhe është e përbërë thjeshtë nga akti i të veshurit të statujës me një brez shpëtimi të bërë enkas.

Është një operacion i rënduar me domethënie dhe referenca nga realiteti më imponues, nga flukset mërgimtare në rrugët e Mesdheut të shoqëruar me të vdekur dhe tragjedi; statuja e këngëtarit, simbol kombëtar dhe ikonë për qytetin, me krahët e hapura duket se përfaqëson në këtë mënyrë të pafatët që përballen me detin për ti ikur luftës: Artisti- thotë Roberto Lacarbonara, kurator i ekspozitës- e rilexon këtë hap përpara, me shpatulla nga deti, si gjestin e një të mbijetuari, të një njeriu të ngazëllyer përtej lodhjes së lundrimit.

Duke ecur përpara më një kërkim me baza socio-politike, artisti kosovar ka dashur që me një akt të përkohshëm dhe të padëmshëm të transformojë kuptimin e skulpturës, për të çuar atë që vëzhgon në një reflektim më të thellë mbi madhësinë e tragjedisë se emigrantëve.

Ndërhyrja e Selmanit e bazuar në një studim të kujdesshëm të aktualitetit dhe historisë, dhe jo mbi një dëshirë dadaiste apo të parespekt, megjithatë ka nxehur turistët aspak të kënaqur duke parë brezin e stërmadh të shpëtimit; dukej se vizitorët kishin mbërritur në Polignano a Mare pikërisht për të fotografuar, midis të tjerash, statujën e Modugnos, ngritën protesta të zhurmshme të cilat sollën ndërhyrjen e sigurisë publike dhe deri në heqjen e brezit.

Deri këtu kronika, që ama meriton një reflektim; na bën habi vrulli i protestave, arrijmë të ndërgjegjësohemi se sa i pamasë është reagimi ndaj ndryshimeve, edhe pse te përkohshme; kuptojmë si rrjedhojë se si akoma sot pjesa me e madhe e publikut nuk është në gjendje të krijojë një lidhje, edhe pse dialektike, me ndërhyrjet e artit bashkëkohor të nisura nga qëllime që shkojnë përtej estetikës së pastër. Përtej shijeve subjektive, ajo që nuk arrihet të kuptohet deri në fund është se arti bashkëkohor, ashtu si ka qenë arti i së shkuarës, është fryt i dinamikave historike, sociale, ekonomike dhe politike (përtej atyre stilistike dhe formale) dhe mund të manifestohet edhe me bashkëveprimin me vepra ekzistuese, pa i dëmtuar apo poshtëruar këto të fundit.

Të shfrysh kundër një operacioni artistik bashkëkohor, si ndodhi të premten e shkuar, duket më shumë një manifestim i mentalitetit të mbyllur për dialog sesa një mbrojtje e “simbolit”, është një dëshirë për të injoruar atë që arti përfaqëson, që do të thotë një pikë përballje dhe diskutimi, edhe pse kjo do të thotë të sakrifikosh ata që do të kishin dashur të bënin nje selfie me Domenico Modugno.