Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Luana Vjollca kapet “mat” bën pazar në Amsterdam me të dashurin (Foto)

Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca duket se ka patur një fundjavë mjaft të këndshme duke shijuar kënaqësinë e “shopping”-ut në kryeqytetin e Holandës së bashku me të dashurin e saj.

Moderatorja shqiptare shëtit krah për krah me të dashurin e saj nga Kosova, biznesmenin Krenar Çocaj, i cili si një kavalier i vërtetë i mban çantat pas shopping-ut.

Ndërsa motra e saj, Marina Vjollca mbylli pushimet e gjata në ishujt ekzotik me të dashurin Getoar Selimin, Luana ka vendosur të bëjë disa ditë pushim përpara se të nisë prezantimin e sezonit të ri të rubrikës “Pa Limit”.

I dashuri i Luanës, Krenar Çocaj, një biznesmen mjaft i suksesshëm, mik i Getoarit, është ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri.

Exit mobile version