Koncepti kroat Rimac Concept_One po dëshmon edhe një herë se është ndër modelet më të shpejta në botë.
Video të shumta që dëshmojnë shpejtësinë e modelit elektrik po qarkullojnë në internet, ndërsa së fundmi mund të shihet edhe një garë mes tij dhe Porsce 918 Spyder të njohur.
Rimac Concept_One ka 1088 kuajfuqi me katër motorët elektrikë e me sistemin që tërheqë me të katër rrotat. Kompania thotë se hiperautomobili mund të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë në vetëm 2.6 sekonda.
Për dallim, Porsche në modelin 918 Spyder të krijuar vjet më parë ka motor 4.6-litërsh V8 dhe një motor elektrik që bashkë arrijnë deri në 874 kuajfuqi. 2.8 sekonda është koha për të cilën ky automobil arrin përshpejtimin 100 kilometra për orë.