Art

”Heroi” në gjysmë finale të Los Angeles CineFest

By Dijart Dyla

October 12, 2016

Filmi “Heroi”, i regjisorit Luan Kryeziu tashmë ka kaluar në gjysmë finale në përzgjedhjen zyrtare të festivalit Los Angeles CineFest.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori përmes rrjetit social, duke u shprehur krenar më këtë gjë.

Los Angeles CineFest, është ngjarje ndërkombëtare në internet, që çdo vit shpallë gjysmë finalistët dhe kësisoj zgjedh finalistët dhe fituesit e çmimeve në kategori të ndryshme. Fituesit e këtij festivali marrin një certifikatë nga CineFest, e po ashtu edhe vlerë monetare.

“Heroi”, flet për trajtimin jo të duhur shoqëror të luftëtarit të UÇK-së, i cili përballet me shumë sfida për të mbajtur familjen e tij. Filmi që nga premiera është prezantuar në shumë festivale të ndryshme, ku edhe është vlerësuar me çmime, kurse me rolet e tyre luajnë aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina.