Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Futbollisti humb gishtin për faj të unazës së martesës (FOTO)

Sulmuesi i ekipit Finn Harps, Kevin McHugh ka pësuar një lëndim të tmerrshëm pas së cilit ka humbur një gisht të dorës.

Lëndimet janë të zakonshme në futboll por rrallë herë ndodh që një dëmtim të jetë aq i rëndë sa që të humbet një gisht.

Por, ky ishte fati i keq i sulmuesit të Fin Harps, Kevin McHugh, i cili është dashur të pensionohet pasi një gisht i dorës iu këput gjatë një dëmtimi të tmerrshëm në stërvitje, shkruan “BBC Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

McHugh i cili punon edhe si trajner, e humbi gishtin derisa ishte duke e larguar unazën e martesës që i ishte ngecur në një mburojë të cilën ishte munduar ta kalojë duke kërcyer.

Doktorët i kanë thënë se nuk mund t’ia riparojnë lëndimin.

Exit mobile version