Lajme

Shqiptari godet me makinë dhe rreh policin italian, s’donte t’i zbulohej vjedhja!

By FIRST CHANNEL

October 11, 2016

Një shqiptar ka përplasur me makinë një polic italian, teksa përpiqej t’ia mbathte, pasi automjetin që ai drejtonte e kishte vjedhur. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga një efektiv në Tolentino. Makina rezultoi se ishte vjedhur më 8 tetor.

Teksa efektivi i kërkoi dokumentet, shqiptari 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka goditur me makinë. Më pas, i riu ka zbritur nga automjeti dhe e ka sulmuar policin.

Më pas, ka ndërhyrë një koleg i efektivit të sulmuar duke neutralizuar 28-vjeçarin. Në banesën e shqiptarit u gjetën maska dhe objekte ari, që dyshohet se janë të vjedhura.

Ndaj tij është vendosur masa e arrestit shtëpiak. Për agjentin e dëmtuar, mjekët kanë përcaktuar një prognozë shërimi prej 35 ditësh.