Lajme

Media serbe: Trepça vlen 100 miliardë euro, pasuria është e jona

By FIRST CHANNEL

October 11, 2016

Media serbe, “Telegraf.rs” ka realizuar një kronikë të tërë për Trepçën, ku tregon edhe pasurinë që mban ajo.

“Telegraf.rs” thotë se Trepça ka pasuri deri në 100 miliardë euro, e cila sipas tyre, është pasuri e Serbisë dhe qytetarëve të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Kronika e titulluar “E kujt është Trepça”, media serbe tregon historinë siç ata e dinë.

Sipas tyre, Nikola Pasic ka marrë koncesion për të gjithë zonën pas luftërave të Ballkanit.

“Më 10 tetor 1930, pronësinë e minierës e mori Britania e Madhe. Këtë pronësi, Serbia e ka fituar pas luftës së 1999”, e që sipas tyre, tani kjo pasuri i takon Serbisë, shkruan media serbe, transmeton Gazeta Express.