Lajme

Lumezi dhe O’Connell diskutojnë për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

By FIRST CHANNEL

October 11, 2016

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, kanë diskutuar trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë biseduar për veprimtarinë dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada britanike për të zhdukurit, për nevojat e ndihmës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin dhe të identifikimit të viktimave të krimit.” thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjedhjen e lëndëve të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale. Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.