Rektori ngushëllon familjen Stavileci

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së profesor Masar Stavilecit.

“Prof. Stavileci për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm sikundër që edhe figurën e një intelektuali brilant”, thuhet ndër të tjera në telegram.

“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e profesorit tonë të respektuar prof. dr. Masar Stavileci. Padyshim, prof. Stavileci për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm sikundër që edhe figurë e një intelektuali brilant. Ai i tillë do mbetet edhe për vitet në vazhdim dhe i tillë do të përkujtohet nga plejadë e gjeneratave, me të cilët bashkëpunoi.

Me këtë rast, njoftojmë opinionin e gjerë se Rektorati i Universitetit të Prishtinës, nesër në orën 10.00h, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, në shenjë nderimi për veprën e tij, do të mbajë mbledhje komemorative”, thuhet në telegram.

Temat
LajmeVend

Të afërta