Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Brabus kërkon €224,910 për Sprinterin “Conference Lounge” (Foto)

Nëse dëshironi përvojë VIP në një minibus nga Mercedes, atëherë ky Sprinter Brabus është zgjedhja e duhur.

“Conference Lounge” Sprinter nga Brabus, ashtu sic edhe sugjeron emri i tij, është një mënyrë luksoze e të bërit biznes derisa jeni duke lëvizur.

Si pajisje standarde janë dritat e ditës, dritat bi-xenon, asistenti i ngasjes në rrugë, asistenti për këndin e vdekur, asistenti për shmangien e përplasjes, amortizatorë me ajër dhe ulëse me ngrohje.

Por ky minibus është zyrë në lëvizje e cila vjen me 6 porte USB, tavolinë konferencash, sistem argëtimi, 2 TV, 10 inç tablet, router me shpejtësi të lartë interneti LTE, media player, Apple TV gjenerata e 4, BlueRay Player, ajër të kondicionuar tek secili udhëtar, ndriçim të avancuar si dhe një frigorifer.

Exit mobile version