Lajme

Qindra qytetarë po marrin pjesë në shugurimin e Kishës së Llapushnikut (Foto)

By Dijart Dyla

October 09, 2016

Qindra qytetarë po marrin pjesë në meshën e shugurimit të Kishës së Llapushnikut në Drenas

Shumë qytetarë janë detyruar të lënë veturat larg nga kisha dhe të ecin këmbë, për shkak të bllokimit të rrugës.

Në këtë meshë po marrin pjesë edhe liderë institucionesh, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministrat Kujtim Shala e Enver Hoxhaj

, kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, e të tjerë.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka falënderuar të gjitha institucionet për kontributin në ndërtimin e kësaj kishe, veçanërisht kryetarin e komunës së Drenasit.