Lajme

Kjo komunë kërkon muzikant për planifikim urban

By Dijart Dyla

October 09, 2016

Hit në rrjetet sociale këto ditë është shpallja e komunës së Vinicës në Maqedoninë lindore, e cila kërkon të punësojë një bashkëpunëtor të ri për planifikim hapësinor dhe urban, në Njësinë komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Urban.

Interesante është se në kushtet e konkursit është cekur se të drejtë paraqitjeje ka “secili që ka kryer shkallën VII/1 – Arkitekturë, urbanizëm dhe planifikim, Ndërtimtari dhe ekonomi të ujërave dhe artet muzikore.

Qytetarët pyesin se ç’lidhje kanë artet muzikore me urbanizmin dhe a thua pas kësaj zgjidhjet urbanistike në Vinicë do të shkojnë “si këngë”.