Lajme

Protestojnë punëtorët teknik të spitalit në Gjakovë

By FIRST CHANNEL

October 07, 2016

Punëtorët teknik të Spitali Regjional “Isa Grezda”, në Gjakovë që nga mëngjesi kanë hyrë në protestë për arsye të mos pagesës së pagës së tyre.

Kështu thuhet në një njoftim të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ku theksohet se punëtorët janë hyrë në muajin e tretë që nuk i kanë marrë pagat.