Botë

Shqiptari gjen vdekjen gjatë punës në Itali

By FIRST CHANNEL

October 06, 2016

Ka mbetur i vdekur në punë një shqiptar në Itali.

Mësohet se burri ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe megjithëse kolegët e tij janë munduar për ta shpëtuar, nuk u bë dot asgjë.

53-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur punonte pranë kompanisë Ondulati Giusti” në Altopascio, (Lucca, Itali). Shqiptari njihej në kompani si “Colombo”.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari pësoi një sulm në zemër teksa po përpiqej për të ngarkuar mallra në oborrin e kompanisë ku punonte.

Rasti u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjteje (6 tetor). Pavarësisht se ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, dhe përpjekjeve për ta ringjallur, shqiptari ka ndërruar jetë.