Showbiz

Këto janë të dashurat e futbollistëve që e përfaqësojnë Kosovën (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 06, 2016

Kosova do të jetë përballë Kroacisë në një ndeshje mjaft të fortë.

Lojtarët kosovarë do të jenë në fushë, ndërsa të dashurat e tyre në tribuna duke i mbështetur fuqishëm.

Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është i fejuar me bukuroshen nga Prishtina, Efnan Jusufi.

Edhe këmbëshpejti pejan Bernard Berisha së fundmi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me bukuroshen shqiptare që jeton në Zvicër, Hashime Berisha.

Mbrojtësi Alban Pnishi është i martuar me Blerta Bajrami.

Edhe Milot Rashica nuk është singel. Ai është i fejuar me bukuroshen vushtriase Belkiz Kera.

Sulmuesi shtatlartë i Genclerbirligit, Vedat Muriqi këtë vit është fejuar me të dashurën e tij Edibe Jorganxhiu.

Edhe Bersant Celina ka një të dashur mjaftë të bukur që quhet Amelia. Nuk dihet se lidhje e tyre vazhdon ende pas largimit të lojtarit nga Anglia drejt Holandës.

Gruan më të famshme nga të gjithë e ka Enis Alushi, pasi është i martuar me futbollisten e njohur Fatmire Bajrami.

Portieri i porsaardhur te Kosova, Adis Nurkovic është i martuar më një vajzë që flitet se është boshnjake nga Kosova. Ajo quhet Edita dhe kanë dy fëmijë.

Sulmuesi tjetër, Albert Bunjaku është i martuar dhe ka fëmijë. Gruaja e tij quhet Arjeta.

I fundit është përzgjedhësi Albert Bunjaku. Edhe ky është i martuar dhe gruaja e tij është suedeze dhe quhet Nike. Ai nuk ka postuar asnjë foto. /Telegrafi/