Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Çmenden serbët: Kosova është Serbi (Foto)

Mediat në Serbi i kanë dhënë sot mjaft hapësirë ndeshjes që do të zhvillohet në mes të Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror
Reagimet ishin të shumta nga komentuesit dhe nga persona që punojnë në fushën e futbollit në Serbi.

Mediumi në Kroaci “Vecernji.hr”, i ka mbledhë disa nga komentet e serbëve, të cilët nuk mund të pajtohen assesi që Kosova është shtet i pavarur, shumica e komenteve të tyre ishin se Kosova është pjesë e Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Një qytetar i Serbisë, Milorad Saviç ka shkruar: Kosova është pjesë e Serbisë, kjo është ndeshje e jona.

“Vecernji” në Kroaci shkruan se edhe pse ka qenë interesimi i madh për ndjekjen e kësaj ndeshjeje, serbët nuk pajtohen për Kosovën shtet të pavarur.

Gjithashtu ky medium ndan edhe disa fotografi të bukura të tifozëve kosovarë bashkë me ata kroatë në Shkodër. /GazetaExpress/

Exit mobile version