Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka garantuar se PD do të votojë Reformën në Drejtësi, por ajo po pengohet nga vetë kryeministri.
“Unë iu japë fjalën e nderit se Reforma në Drejtësi do të bëhet. Kush e pengon Reformën sot? E pengon sarajet e Surrelit se ka frike për të justifikuar ndërtimin gjigand”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij ai u përplas me replika edhe me ministren Milena Harito në lidfhje me kandidaturat e refuzuara për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut, të cilët Berisdha i konsideroi të afërt të Ramës dhe të majtëve.
“Ti të lash gojën kur flet për atë. Edhe ti mos u bëj si kushëriri. Mos e sulmo kot atë ti. Ai është njëri i respektuar. Se ka kthyer njëri atë ajo. Si përliste asnjë partie politike. Ishte një pedagog i nderuar dhe ndaj s`kishte asnjë kontestim. Ju na çuat një ndrikull, çuat mikun e shokut Xhemal e Xhemile”, tha Berisha.