Lajme

Basha: 3 të vrarë e prokurorë të kërcënuar nga banditët e qeverisë, Rama mbron rendin më një zhgaravinë

By FIRST CHANNEL

October 06, 2016

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, ku përmenden tre të vrarë me armë, apo dhe përplasjet e forcave të policisë me kultivuesit e kannabisit në terren, kanë sjellë edhe reagimin e kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Në profilin e tij në Faceboook, Basha akuzon kryeministrin se ka mbjellë terrorin në vend. S`ka rend e siguri sipas Bashës. Ja çfarë shkruan Lulzim Basha: Kur 3 shtetas u vrane me arme, dje Edi Rama nxorri një zhgarravinë duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është ulur.

U tall me 3 jetë të humbura, si te ishin dele e jo njerez dhe u mburr me ate qe eshte deshtimi i tij i madh. Sepse rendi nuk ekziston. Rend nuk ka. Ka sundim te bandave, ka konflikt dhe vrasje me arme. Kete pasiguri ekstreme e ka mbjellur ai në Shqiperi, me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit, me rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit.

Dita sot nis me dy të vrarë, një në Shkodër dhe një në Korçë. Ndërkohë dje policia me urdhër të Ramës e Tahirit i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit me armë në dorë në Mat duke i prerë rrugën drejt parcelave me kanabis. Ky është shteti i Edi Ramës, nderkohe qe ai llomotit ne Kuvend per drejtesine. Këtu ka përfunduar Shqipëria me Edi Ramen. Shqipëria do jetë pa krime, pa drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën.