Sport

Kosova nis stërvitjet e fundit para ndeshjes me Kroacinë (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 05, 2016

Kosova ka filluar të stërvitet në Stadiumin Loro Boriqi, para ndeshjes kualifikues për Kupën e Botës kundër Kroacisë

Kombëtarja e Kosovës ka filluar të stërvitet para sfidës kundër Kroacisë, e cila do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki për këtë ndeshje ka të gjithë lojtarët në dispozicion, dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të parë formën e lojtarëve dhe për të vendosur se kush do të luaj nesër.