Botë

Ja çfarë i bën Taulant Xhaka gazetarit të Lihtenshtajnit

By FIRST CHANNEL

October 05, 2016

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, nuk i ka lënë përshtypje aspak të mirë një gazetari të gazetës sportive të Lihtenshtajnit, “Fatherland”

Në përfundim të stërvitjes së mbrëmjes së djeshme, gazetari vendas kërkoi t’i merrte një prononcim Taulantit duke qenë se ai njihet në Lihtenshtajn pasi luan me Baselin në kampionatin zviceran, ku merr pjesë dhe ekipi i kryeqytetit të mikroshtetit, Vaduzi.

Reagimi i Xhakës ishte i papritur, teksa u përgjigj me arrogancë: “Unë nuk flas me gazetarët!”

Ngjarja u raportua në numrin e sotëm të gazetës “Fatherland” nga gazetari që ishte dërguar për të raportuar stëvitjen e kombëtares shqiptare, shkruan Panorama.

Për gazetarin e “Fatherland” ishte takimi i parë nga afër me lojtarët e ekipit shqiptar. Ndryshe nga Xhaka, futbollistët e tjerë si Mavraj apo Hyka u treguan mjaft miqësore duke iu përgjigjur pozitivisht interesimit të medias.