Gruaja po bënte selfie kur u përplas për vdekje (FOTO)

Ajo ishte në korsinë e biçikletave kur u aksidentua fatalisht. Buzëqeshja e saj e fundit para se të gjente vdekjen është kapur në foton selfie që ajo shkrepi pak çaste më parë.
Carmen Green, 41 vjeç kishte pirë paksa në darkën e ditëlindjes së nënës së saj dhe po shkonte në shtëpi me biçikletë pa helmetë në kokë në momentin që bëri këtë foto.

Por disa momente më vonë, ajo humbi kontrollin dhe përplasi kokën e saj në tokë.

U dërgua menjëherë në spital në qendër të Londrës, por vdiq 6 ditë më vonë nga një arrest kardiak.

Bashkëshorti i saj 47-vjeçar beson se gruaja e tij mund të ketë qenë duke i dhënë biçikletës me një dorë në momentin kur u rrëzua.

Ai madje bëri apel që kushdo që i jep motorit apo biçikletës duhet të vendosë helmetën pasi mund të shpëtojë jetën e vet.

“Ne ishim duke përjetuar një jetë aventureske së bashku dhe shkonim mjaft mirë cdo ditë që kishim jetuar. Shenjtëria e jetës ishte në krahët e njeri-tjetrt. Ky ishte për fat të keq një aksident fatal për gruan time. Por nëse ajo do të kishte vendosur një kokore, sot do të ishte ende gjallë”, tha ai.

self3_1475662800-7719078

self2_1475662797-8780853

self1_1475662795-3055415

selfie10_1475662793-8266364

Temat
Përgjithshme

Të afërta