Botë

Ministrja e Drejtësisë merr pjesë në hapjen e vitit ligjor në Britaninë e Madhe

By Dijart Dyla

October 03, 2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në Britaninë e Madhe, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin . Hoxhaj është e ftuar nga sekretarja e shtetit për drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

“Gjatë kësaj ceremonie ministrja, Hoxha e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajqevci, njëkohësisht janë takuar edhe me sekretaren e shtetit për drejtësi të Britanisë së Madhe znj.Liz Truss.

Me këtë rast, ministrja, Hoxha ka diskutuar me sekretaren e shtetit për drejtësi, për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe; në fushën e drejtësisë, të rendit dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.