Botë

Zyrtare: Pensionohet Jeremy Mathieu (Foto)

By Dijart Dyla

October 01, 2016

Jeremy Mathieu, mbrojtësi i Barcelonës, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu nëpërmjet një shkrese e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Francës (FFF) se është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar, shkruan Mundo Deportivo.

Selektori i Francës, Didier Deschamps e kishte ftuar Mathieu për dy ndeshjet e radhës ndaj Bullgarisë dhe Holandës.

Por, pas marrjes së vendimit për pensionim nga Mathieu, Deschamps në skuadër ka ftuar mbrojtësin e Valencisë, Eliakimi Mangala, përcjell Express.

Mathieu kishte debutuar me Francën në vitin 2011, derisa deri më tani ka luajtur vetëm pesë ndeshje me ‘Gjelat’.